Telegrafi

Mourinho e pranon: Fellaini largohet në verë, nuk mund të bëjë asgjë

Marouane Fellaini do të largohet nga Manchester United dhe kjo duket tanimë zyrtare.

Mesfushori belg është duke kaluar vitin e tij të fundit me ‘Djajtë e Kuq’, pasi kontrata aktuale skadon në qershor të vitit 2018.

Largimin e tij nga ‘Old Traford’ e ka pranuar edhe trajneri portugez Jose Mourinho.

Sipas numrit një të Unitedit, ai është i shqetësuar me largimin e Fellainit në verë.

Fellaini është njëri nga lojtarët më të dashur nga Jose Mourinho

“Po, e di dhe jam i shqetësuar që Fellaini do të largohet në verë. Nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar situatën”.

“Diskutimi është mes bordit drejtues dhe futbollistit, unë jam jashtë marrëveshjeve kontraktuale. I respektoj të dyja palët, lojtarin dhe bordin”.

“Fellaini është në të drejtën e tij për të vendosur për të ardhmen, shpresoj që palët të mirëkuptohen”, ka deklaruar Mourinho.

Sipas medieve angleze dhe franceze, Fellaini pritet të nënshkruajë një kontratë me Paris Saint Germain. /Telegrafi/