Telegrafi

Mourinho e ngacmon Benitezin

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Blutë u mposhtën edhe në finale të Kupës së Botës për Klube nga Corinthians, ndërsa performancat e klubit që nga angazhimi i spanjollit, nuk kanë qenë të kënaqshme.

Spekulimet se Mourinho mund të largohet nga Real Madridi dhe se Benitez mund ta zë vendin e tij, i ka shfrytëzuar portugezi për ta ngacmuar Rafan.

“Unë nuk e di se ku do të shkojë. Por si një tifoz i Chelseat, shpresoj që gjatë ndeshjes ndaj Corinthians të mos ketë menduar për Madridin”, ka deklaruar 49-vjeçari në një konferencë për media. /Telegrafi/