Jose Mourinho e kishte akuzuar Mesut Ozilin, pasi sipas tij ai ishte një frikacak që mendon të kompletojë 50 për qind të pasimeve.
Këto fjalë vijnë nga zhveshtoret e Real Madridit. Mesfushori i Arsenalit, i ka zbuluar disa gjëra gjatë bisedave të tij me trajnerin aktual të Manchester United.
Mesfushori gjerman thotë se Mourinho i tha pasimet e bukura nuk janë përgjegjësia e vetme e tij në fushë.
Ozil ishte kritikuar nga Mourinho për angazhimin e tij të pakët.
Biografia e re e Ozil është publikuar një pjesë nga BILD, e marrë nga Sport Witness.
“Ti mendon që dy pasime të bukura mjaftojnë… Ti mendon që gjithçka është mirë nëse 50 për qind të pasimeve mjaftojnë”.
Mourinho i ishte afruar aq afër duke i bërtitur, sa që lojtari ishte larguar, ndërsa Mou kishte vazhduar sulmin drejt tij.
“Oh, po dorëzohesh tani? Je një frikacak”.
“Çfarë dëshiron? Të fshihesh prapa bukurisë tënde? Shamponit të flokëve, apo tushave? Të qëndrosh vetëm? Apo dëshiron që t’i bindësh shokët e tu të ekipit, fansat dhe mua, çfarë dëshiron të bësh”, i kishte thënë Mourinho, Ozilit.
Ozil, kishte zgjedhur dushin dhe jo fjalët me trajnerin. /Telegrafi/