Jose Mourinho ka deklaruar se ka kërkuar Antonio Valencian në kohën sa ishte trajneri i Real Madridit.
Trajneri portugez, i cili tani drejton skuadrën e Manchester Unitedit ka simpati të madhe për mbrojtësin ekuadorian, pasi e kishte kërkuar edhe sa drejtonte gjigantin spanjoll, por ‘Djajtë e Kuq’ nuk ia kishin liruar.
“Kam tentuar ta transferojë Valencian shumë vite më parë, kur isha në Madrid”, ka thënë Mourinho për kanalin zyrtar MUTV.
“Edhe pse ai nuk po luante si mbrojtës i djathtë, kam menduar se do të përshtatej për mrekulli në atë pozitë. Por, Unitedi më tha: s’ka shanse”, përcjell Telegrafi.
“Nuk jam i surprizuar me formën e tij, pavarësisht lëndimeve. Mendoj se është njëri nga mbrojtësit e djathtë që ofrojnë më shumë skuadrën në sulm”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/