Arturo Vidal është duke kaluar muajt e tij të fundit si futbollist i Bayern Munich.
Mesfushori kilian duket se do të largohet nga kampionët aktual të Gjermanisë pasi në verë do t’i bashkohet Leon Goretzka.
Bayerni është duke kërkuar ta përtërijë skuadrën dhe lojtarë si Vidal, Robben dhe Ribery pritet të largohen.
E ardhmja e mesfushorit kilian duket se do të jetë në kampionatin anglez, Ligën Premier.
Chelsea mbetet ende në garë për lojtarin pasi ka dy vite që po kërkon transferimin e tij.
Por së fundmi garës iu është bashkuar edhe gjiganti tjetër anglez, Manchester United.
Mediat gjermane kanë raportuar se Jose Mourinho po e kërkon Vidalin si zëvendësues të belgut Fellaini që ka paralajmëruar largimin.
30-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion për Bayernin, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Kontrata aktuale e reprezentuesit kilian skadon në verën e vitit 2019. /Telegrafi/