Telegrafi

Mourinho: E kam ofenduar, por nuk e kam prekur gazetarin

Mourinho është akuzuar se ka ofenduar dhe e ka sulmuar fizikisht gazetarin, pas ndeshjes së vikendit, në të cilën kampionët në fuqi vetëm barazuan. Portugezi pranon se e ka ofenduar gazetarin, por mohon se e ka sulmuar fizikisht.

“Ju falënderoj shumë që më keni dhënë mundësinë të them diçka, pasi që nga e diela kam dëgjuar shumë punë. Në radhë të parë mund të jem i sinqertë dhe të them se e kam ofenduar kolegun tuaj me fjalë, të cilat nuk mund t’i përsëris, por nuk kishte kurrfarë sulmi ose kontakti fizik”.

“Ajo nuk ishte rezultat i diçka që ndodhi të dielën, por ishte një proces që ka zgjatur me muaj. Faji im është që e kam ofenduar, por edhe i gazetarit pasi e dinte se në çfarë shkalle janë raportet tona, faj ka edhe te punëtorët e Interit, të cilët nuk kanë intervenuar”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/