Telegrafi

Mourinho: E kam ditur se kontributi i Ibras do të jetë i madh

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, asnjëherë nuk ka dyshuar në cilësitë e Zlatan Ibrahimovicit dhe e ka ditur se ai do të ketë ndikim të madh këtë sezon.

Suedezi 35 vjeçar vazhdoi me serinë golashënuese duke u inkuadruar nga banka rezervë dhe realizoi golin e fitores kundër Blackburn Rovers në FA Cup.

Në katër ndeshjet e fundit, Ibra i ka shënuar pesë gola në të gjitha garat duke e ngritur në 24 numrin e përgjithshëm të golave këtë edicion.

“Nuk e di numrin e golave (që ka shënuar Ibrahimovic), nuk e di. E kam ditur se ai do të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Këtë e kam ditur me siguri”.

“Një gol më shumë, një gol më pak, por e kam ditur se kontributi i tij do të jetë shumë i madh për ne”, ka deklaruar Mourinho.

Unitedi në çerekfinale të Kupës FA do të luajë kundër Chelseat. /Telegrafi/