Telegrafi

Mourinho: E dua Ligën Premier

Mourinho ishte dje në stadium për të përcjellë ndeshjen mes Chelseat dhe Fulhamit, dhe ka thënë se rikthimi itij në Ligën Premier mund të ndodhë madje që gjatë verës, saktësisht pasi ai t’i fitojë dy tituj me Interin.

“Dua të rikthehem përsëri. Nuk jam një person që i mbaj ndjenjat e fshehura. Gjithmonë e kam thënë të njëjtën gjë – më pëlqen këtu, më pëlqen këtu, më pëlqen këtu”, ka thënë Mourinho.

“Fitova dy tituj me Porton, dy tituj me Chelsean dhe tash dua t’i bëj dy, plus dy, plus dy, duke i fituar ato me Interin. Kjo do të ishte diçka e veçantë”.

“Por po, besoj se do të rikthehem një ditë. Nuk largohem nga një klub në mes të sezonit për të shkuar te një tjetër. Andaj deri në fund të sezonit, nuk ka shanse që të largohem nga Interi”, ka shtuar portugezi./Telegrafi/