Afati kalimtar i janarit pritet t’i buzëqeshë Hector Herrera të Portos.
E gjitha kjo pasi trajneri i Manchester Unitedi, Jose Mourinho, është duke menduar për transferimin e tij në Old Traford gjatë janarit.
Për mesfushorin seriozisht tash e një kohë është edhe Napoli, të cilët kanë bërë edhe hapa konkret në këtë aspekt.
Lojtari në sezonin e kaluar ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar katër herë në 29 paraqitje për Porton.
Çmimi i meksikanit besohet se është rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DpORbDy5Iy8