Telegrafi

Mourinho e dëshiron me çdo kusht yllin portugez

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho mbetet i etur për kapitenin e Southamptonit, Jose Fonte.

Siç raportojnë mediat angleze, tekniku portugez akoma mendon se skuadrës së tij i duhet edhe një mbrojtës kur jemi në ditët e fundit te tregut të kësaj verë, transmeton KosovaPress.

Fonte duket se është objektiv i Mourinhos, madje thuhet se edhe vet lojtari është i prirur për të kaluar tek ‘Djajtë e Kuq’.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ tashmë e ka në listën emrin e 32 vjeçarit te Southamptonit, i cii gjithashtu kërkohet edhe nga Arsenali.