Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, dëshiron që të ketë përvojë në mbrotjen e tij.
Daiy Star shkruan se Mourinho dëshiron që të paguajë shumë të holla për të sjellë mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonuccin.
Ai ka kontratë deri në vitin 2020, duke nënshkruar një marrëveshje prej 70 mijë funtesh në javë vitin e kaluar.
Por, United dëshiron që të paguajë ngritjen e pagës së tij dhe ta marrë atë për një shumë deri 40 milionë euro edhe pse Juve e vlerëson ato 60 milionë euro. /Telegrafi/