Telegrafi

Mourinho: Dua të rinj të skuadër

Nerazurët tashmë kanë sjellë në ekip Diego Militon dhe Thiago Mottan këtë verë, por Mourinho është duke u përgatitur edhe për fazën e dytë të transferimeve, me qëllim që të sjellë sa më shumë të rinj në ekip.

“Ky është ekipi të cilin e dua në aspektin human. Interi i ka njerëzit më të mirë, por nuk do të ketë ngritje nëse nuk ripërtërihet ekipi”, ka thënë Mourinho.

“Ekipet e mia gjithmonë kanë qenë në fillim të ciklit. Në anën tjetër, është shumë më vështirë të drejtosh kur ekipi ka një mesatare prej 32 vitesh. Atëherë e keni arritur limit e potencialit tuaj, dhe kjo është arsyeja se pse unë dua të rinj të talentuar në ekip”, ka shtuar portugezi.