Telegrafi

Mourinho: Donim fitore, por edhe ky rezultat është pozitiv

Liverpool dhe Manchester United barazuan pa gola në xhiron e tetë të Ligës Premier.

Por, trajner i Manchester Unitedit Jose Mourinho, ka deklaruar se “Djajtë e Kuq” donin fitoren në përballje me Liverpoolin.

“Nuk është rezultati që donim, por është pozitiv. Është rezultat që ndal rivalin e drejtpërdrejtë që të fitojë tri pikë në shtëpi andaj nuk është rezultat i keq”.

“Ndeshja ishte e vështirë për të dy ekipet, por më shumë ishte vështirë për ta sesa për ne.

Liverpool pas këtij barazimi ka 17 pikë dhe zë pozitën e katërt të ligës elitare angleze, ndërsa Djajtë e Kuq renditen të shtatit me 14 pikë. /Telegrafi/