Telegrafi

Mourinho do t’i kushtojë 11m euro në vit Realit

Në Inter, Mourinho aktualisht është trajneri më së shumti i paguar me 10.5 milionë euro në vit, dhe Perez duhet ta tejkalojë këtë shifër nëse dëshiron ta ketë atë në Madrid, shkruan Sport.

Perez do të ofrojë 11 milionë në vit për ish-menaxherin e Chelseat, me edhe një bonus prej 1.5 milionë për çdo trofe të fituar. Mourinho po ashtu thuhet se kërkon që stafi i tij t’i bashkohet në Real për një shumë prej 1 milionë eurosh në vit.

Për të prishur kontratën me trajnerin aktual Manuel Pellegrini, kjo do t’i kushtojë klubit rreth 14.5 milionë euro./Telegrafi/