Telegrafi

Mourinho: Do t’i blej verë të shtrenjt Fergusonit

 Reali është shortuar me Manchester Unitedin për 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve dhe Mourinho thotë se nuk i pritet fillimi i sfidës së parë.

“Ne përballemi me një ekip që ka një prej trajnerëve më ikonikë. Ferguson është i vetmi që dëshiron të bëjë muhabet vetëm me verë shumë, shumë të shtrenjt, kështu që për mua do të jetë pak shtrenjt pasi do të duhet t’ia blej një verë shumë të mirë”.

“Do të jetë fantastike dhe ne jemi të motivuar për të mposhtur Unitedin me filozofinë që ngërthen Real Madridi si klub”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/