Telegrafi

Mourinho do të shkarkohet nëse nuk kualifikohet Interi

Sipas Corriere dello Sport, presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i gatshëm t’ia tregojë derën portugezit nëse ai nuk e dërgon skuadrën në fazën e radhës në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Pas humbjes zhgënjyese nga Barcelona, Interit i duhet fitore në xhiron e fundit kundër Rubin Kazanit, nëse dëshiron të mbetet ende në garë. /Telegrafi/