Telegrafi

Mourinho: Do të krijoj një Real stabil

“Dua tre ose katër mbrojtës, sepse kështu do të bëhemi më të mirë në sulm. Natyrisht, ekipet që drejtoj unë luajnë me katër mbrojtës, por me mbrojtës si Ashley Cole dhe Maicon…do të ishim tejet të përgatitur. Maicon është i pathyeshëm, një çudi fizike, ai ka cilësi fantastike dhe është mbrojtës që shënon shumë gola gjatë sezonit, jo nga ndërprerjet. Nuk dua të them që nuk e dëshiroj te Real Madridi”.

“Di Maria? Ai është lojtar fantastik në kampionat të vogël, por nuk e di si do të luante në kampionate më të mëdha, si në Spanjë apo Itali. Nëse do të ishte një çmim i arsyeshëm, atëherë ne do ta transferonim pa problem, por me çmimin aktual, unë nuk dua ta detyroj klubin tim të paguajë shuma marramendëse. Si qendër sulmues, Milito i ka të gjitha. Ai është sulmues fantastik. Por, mendoj se ai ka hyrë në histori të Interit dhe nuk besoj se klubi do ta lë të largohet”, theksoi portugezi për transferimet e mundshme këtë verë.

“Në mesfushë ne mund të luajmë në krah apo me taktikë trekëndëshe. Nëse e përdorim stilin trekëndësh, unë mund të luaj me tre sulmues. Do të jetë një ekip i baraspeshuar. Ne do ta kemi identitetin tonë, nuk do ta kopjojmë askënd. Një ekip është ekip. Është e vështirë të jesh më i mirë se kundërshtari për 90 minuta, kështu që ka momente kur duhen bërë sakrifica”.

“Nuk jam kundërshtar i askujt, nuk jam anti-Barcelona apo anti-Milan. Unë jam një tifoz i Interit dhe tash e tutje do të jem tifoz i flaktë i Realit. Ka gjëra që dua t’i ndryshoj. Kurrë nuk kam pasur dëshirë të krijoj armiq. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Do të jetë një kampionat fantastik, pasi që Barcelona ka bërë disa përforcime të forta”, tha Mourinho për rivalitetin në La Liga. /Telegrafi/