Telegrafi

Mourinho: Do të doja ta drejtoja Rooneyn

Portugezi thotë se Rooney është njëri nga lojtarët që ai dëshiron t’i drejtojë së paku një herë gjatë jetës së tij, ndërsa pranon se transferimi i Rooneyt në Bernabeu është i pamundur.

“Unë them se është e pamundur. Unë do të doja ta drejtoja Rooneyn, si nga ana e lojtarit ashtu dhe nga ana mendore. Por miku im, Sir Alex Ferguson, mund të qëndrojë i qetë sepse kjo është e pamundur”, theksoi Mourinho për AS. /Telegrafi/