Telegrafi

Mourinho do ta rinovojë kontratën?

Il Corriere dello Sport shkruan se Massimo Moratti është i gatshëm të shpenzojë për të zgjatur marrëveshjen me strategun portugez deri në vitin 2013. Këtu do të përfshihej edhe rritja e pagës së Mourinhos me bonuset shtesë.

Sidoqoftë, nëse Mourinho vendos të largohet në fund të sezonit, ai mund ta shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij, që në rast të largimit të tij do ta dënonte atë me 7 milionë euro.

Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello dhe ai i Catanias, Sinisa Mihajlovic, janë lidhur me një kalim te Interi nëse Mourinho do të kalojë në Bernabeu te Real Madridi. /Telegrafi/