Telegrafi

Mourinho dëshiron të qartësojë situatën e Vieira

Patrick Vieira një kohë të gjatë është lidhur me një largim nga Giuseppe Meazza me Tottenhamin dhe Arsnalin të interesuar për të, por ende nuk ka asgjë zyrtarë në këtë drejtim.

Së fundi ka reaguar Mourinho i cili ka thënë se francezi duhet ta bëjë të qartë nëse dëshiron të qëndrojë ose të largohet.

“Nëse Vieira dëshiron të largohet, ai duhet ta thotë këtë haptas. Deri tash, nuk kemi pasur kontakte nga Arsenali ose Tottenhami për subjektin në fjalë”, ka thënë Mourinho.