Telegrafi

Mourinho dëshiron të jetë pasues i Ferguson

Ish-trajneri i Chelseat do të nisë sezonin e dytë me Interin, ku në sezonin e fundit fitoi Skudeton në Serie A.

“Do ta marr parasysh kalimin në Manchester United, por edhe Manchester United duhet të ketë parasysh nëse dëshiron që unë të jem pasues i Sir Alex. Nëse ata e marrin parasysh këtë, pse jo. Më pëlqen Anglia ku tifozët janë më të zjarrtë, i zbukurojnë ndeshjet dhe bëjnë atmosferë të shkëlqyeshme”, ka thënë Mourinho për Daily Mail.

Mourinho ka folur edhe për ish-klubin e tij Chelsean, duke thënë se që nga largimi i tij ky klub nuk ka fituar asgjë.

“Kam pasur shumë bisedime para se unë dhe Chelsea të ndahemi. Ishte vështirë pasi kishte një dashuri në mes nesh, por në fund vendosëm se më mirë për të gjithë është të ndahemi. Që kur u largova, unë përsëri jam bërë kampion, ata jo. Unë vazhdova të fitoj, ata jo”, ka shtuar Mourinho.