Telegrafi

Mourinho dëshiron të drejtojë Manchesterin

Mail on Sunday shkruan se Mourinho kishte refuzuar milionat e Manchester Cityt pasi ëndërr e tij është të menaxhojë Manchester United.

Ish-trajneri i Chelseat, i cili tash pjesë e Interit, kishte refuzuar fillimin e negociatave me Cityn disa javë më herët. Mourinho synon t’i japë fund kontratës së tij në San Siro, që përfundon në vitin 2012, të cilën gjë e përsëriti edhe javën e kaluar.

Por burime të afërta me portugezin kanë dhënë shenja se ambicie e Mourinhos është të pasojë Sir Alex Ferguson dhe kjo mund të bëhet reale brenda disa vitesh, pasi 68-vjeçari është i gatshëm të pensionohet në një të ardhme të afërt./Telegrafi/