Telegrafi

Mourinho dëshiron Fonten te Unitedi

Manchester United janë duke konsideruar të bëjnë një lëvizje për Jose Fonte në këtë treg të transferimeve.

Fonte ka bërë 267 paraqitje për Southamptonin që nga debutimi i tij në 2010 dhe pas paraqitjeve të mira tani i është hapur mundësia të luajë edhe në Old Trafford.

Lexo po ashtu Çfarë bën Ronaldo nën dush? Një detaj interesant i zbuluar nga bashkëlojtari

Sipas Sunday Times, Jose Mourinho e ka ndjekur atë rregullisht në Euro 2016 dhe është bindur nga paraqitjet e tij të mira.

Djajtë e Kuq gjithashtu janë duke monitoruar edhe yllin e Zenit Saint Petersburgut, Ezequiel Garay dhe Juventusit, Leonardo Bonuccin. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Southampton i kishte këta yje, sikur t’i ruante do t’i mposhte të gjithë (Foto)