Pas kalimit te Manchester United, trajneri portugez Jose Mourinho tentoi ta dobësonte ish skuadrën e tij Chelsean.
Objektivi kryesor i portugezit ishte braziliani Willian, i cili ka zbuluar se ka refuzuar kalimin tek United.
“Verën e kaluar Mourinho tentoi transferimin tim te Unitedi, por nuk e di nëse ka pasur negociata zyrtare me Chelsean”.
“Unë jam i lumtur që klube të mëdha interesohen për shërbimet e mija, mirëpo refuzova të kaloi te United pasi jam i lumtur në Chelsea”, deklaroi Willian.
Tutje braziliani ka folur edhe për një aventurë të mundshme në kampionatin kinez.
Ai ka përsëritur se ndihet i lumtur te Chelsea por që për të ardhmen nuk mund të garantojë.
“Ajo çfarë mund të them është se jam i lumtur shumë në Londër si unë ashtu edhe familja ime”.
“Nëse do të vinte një ofertë e lartë nga Kina nuk di se çfarë të them, pasi duhet të bisedojë së pari me familjen time, por të ardhmes nuk i dihet”, deklaroi Williams.
28-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2013, ndërsa ka kontratë me londinezët deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/