Telegrafi

Mourinho: Derbi? Ndeshje si të tjerat

“E vërteta është se do të kthehemi nga Torino me diferencë (pikësh) ndaj Juventusit”.

“Për mua është thjesht një ndeshje që vlen tri pikë, sikur të gjitha të tjerat. Unë nuk jam nga Italia, prandaj nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për mua”.

“Ata e dinë se presioni është mbi ta, pasi që dy ndeshjet e radhës janë vendimtare për ta”, ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/