Telegrafi

Mourinho debuton me fitore në triumfin spektakolar të Romës ndaj Fiorentinës

Roma e ka filluar me fitore 3-1 sezonin 2021/22 ndaj Fiorentinës në Serie A, e që ishte edhe një debutim triumfues për Jose Mourinhon.

Pas vetëm 26-të minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me golin e Henrikh Mkhitaryan, me një asistim të Tammy Abraham.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Roma mbeti me një lojtar më pak në fushë, duke u barazuar me numra me Violan, pasi Nicolo Zaniolo pranoi kartonin e dytë të verdhë në Minutën e 52-të.

Kjo situatë pasoi me një gol të Fiorentinës, që i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Nikola Milenkovic (60’), që u asistua nga Erick Pulgar.

Por, në minutën e 64-të, Roma riktheu epërsinë me anë të Jordan Veretout, me Abrahamin ishte sërish në rolin e asistuesit.

Veretout nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të tretin për Giallorossët (të dytin personal), me Eldor Shomurodov që asistoi për të.

Roma nga ky takim doli me tre pikë, e që ishte mjaft e rëndësishme, pasi në vendin e dytë, pas Interit, ndërsa në javën e dytë takohen me Salernitanan. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore