Telegrafi

Mourinho-Contes: Tu kam përgjigjur dy herë ndaj fyerjeve, tani vetëm do të përbuzi

Mou vs Conte

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, pranon se ai tani e tutje nuk do ta konsiderojë më rivalin e tij nga Chelsea, Antonio Conte, por vetëm do ta përbuzë atë.

Polemikat mes trajnerit portugez të Unitedit dhe atij italian të Chelseat nuk kanë të ndalur, pasi kanë ardhur në një fazë të lart tashmë.

Këto polemika nisën sezonin e kaluar gjatë një ndeshje të fituar nga Blutë, ku Conte nxiti tifozët të festojnë edhe pas golit të katërt të shënuar ndaj Unitedit.

Lexo po ashtu Mourinho e quan Conten ‘palaço’, italiani ia kujton kush ishte

Kjo nuk i pëlqeu aspak ish-trajnerit të Chelseat, Mourinho, i cili i tha se këto gjëra nuk bëhen asnjëherë dhe që nga ajo kohë raportet u prishen.

Tani së fundmi, ishte portugezi, i cili e cilësoi Conten si një “palaço në bankinë” dhe si njeri që ka kurdisur ndeshje, ndërsa italiani ia ktheu atij duke e quajtur “gënjeshtar” dhe duke e ka përshkruar atë si “një njeri i vogël”.

Lexo po ashtu Vazhdojnë polemikat, Mourinho e akuzon për kurdisje të ndeshjeve Conten

Por, polemikat nuk kanë përfunduar menjëherë pasi kanë vazhduar edhe për disa ditë deri tani kur “Special One” thotë se ka vendosur t’i jap fund duke filluar ta përbuzë atë.

Momenti kur Mourinho dhe Conte patën mosmarrëveshje gjatë ndeshjes së sezonit të kaluar (Getty Images)

“Mendoj se kur një person fyen një tjetër, mund të prisni një përgjigje ose mund të prisni përbuzje”, ka thënë fillimisht Mourinho për mediat angleze.

Lexo po ashtu Conte sulmon Mourinhon pas akuzave për kurdisje të ndeshjeve: Ai është gënjeshtar dhe njeri i vogël

“Herën e parë që ai më fyej, kam pasur një përgjigje, një përgjigje që e di se e preku pikën ku ai me të vërtetë ndjehet i lënduar”.

“Pastaj ai më fyeu për herë të dytë, por tani ndryshoj dhe nga tani do ta përbuzi atë, pasi për mua përbuzja nënkupton fundin e tregimit”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/