Telegrafi

Mourinho: Chelsea, vështirë për t’u kapur!

Jose Mourinho thotë se do të jetë e vështirë për Manchester Unitedin për ta arritur Chelsean në Ligën Premier.

Skuadra e Antonio Conte ka 6 pikë të qarta para ndjekësit më të afërt, përkatësisht ka 13 pikë më tepër se “Djajtë e kuq”,

“Ju duhet të jeni të sinqertë dhe të thoni se është shumë e vështirë të arrihet Chelsea”, tha portugezi për “Sky Sports” kur u pyet nëse Manchester United mund ta fitojë ende titullin.

Manchester United është duke treguar shenja të një qasjeje më sulmuese nën drejtimin e portugezit. Ky i fundit është i bindur se viti 2017 do të jetë pozitiv për tifozët në “Old Trafford”. /Telegrafi/