Manchester Unitedi dëshiron të blindojë Marcus Rashfordin.
Sipas The Sun, Djajtë e Kuq kanë filluar përgatitjet për të rinovuar kontratën e sulmuesit anglez.
Rashford shikohet si e ardhmja e Man Utd dhe rinovimi pritet të vijë deri në vitin 2021.
19-vjeçari në 27 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon ka shënuar gjashtë gola, por kjo ka mjaftuar që Jose Mourinho të bindet dhe kështu tekniku portugez i ka kërkuar klubit që të fillojnë rinovimin. /Telegrafi/