Telegrafi

Mourinho beson se Unitedi mund të triumfojë ndaj Barçës

Jose Mourinho, (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, beson se Djajtë e Kuq janë në gjendje të fitojnë ndaj Barcelonës.

Portugezi i beson shumë ekipit të Untiedit që me Ole Gunnar Solskjaerin duken shumë më të rrezikshëm.

“Unitedi këtë sezon ishte në gjendje të fitojë ndaj Juventusit dhe PSG-së, pse mos ta arrijnë edhe ndaj Barcelonës”.

“Barça do të jetë në dijeni të kësaj dhe do ta respektojnë Unitedin në Old Trafford. Messi do të kërkojë të lë shenjë në këtë stadium mitik”, ka thënë Mourinho për RT News.

Në rast të triumfit nga dy ndeshje, Man Utd në gjysmëfinale do të ndeshjet me fituesin Liverpool-Porto. /Telegrafi/