Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, ka bërë shaka me gazetarët për performancën e David De Geas ndaj Arsenalit.
Portieri spanjoll hyri në histori duke bërë 14 pritje që shpëtuan ekipin e tij ndaj Arsenalit.
Dhe, Mourinho për gazetarët u mundua të shuajë entuziazmin, duke thënë se ai mbetet portieri i tij i tretë më i mirë.
“A kam punuar me portier më të mirë? Po, Romero. sepse ai luan ndaj CSKA-së dhe portieri im është më i miri në botë. Kështu që, tani për tani De Gea mbetet i treti më i miri”.
“Romero është numri një, Joel numri dy dhe David është i treti”, theksoi Mourinho.
Sidoqoftë, në fund, Mou lëvdoi formën e De Geas i cili po performon mirë.
“Shumë mirë. Shumë, shumë mirë. Gjithë sezonin shumë mirë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/