Telegrafi

Mourinho: Barazimi ishte rezultati i drejtë

“E di se takimi i mbrëmshëm është një ndeshje e mirë futbolli. E di se është normale që njerëzit të mendojnë se 0-0 nuk është një ndeshje e mirë futbolli, por unë mendoj të kundërtën”, ka thënë Mourinho.

“Kishte gjithçka, pjesë taktike, dhe nuk dua ta shfrytëzoj këtë fjalë por do të them luftë, fizike dhe mentale, një ndeshje për detaje, ndeshje në të cilën një gabim i vogël mund të ishte gol, ndërsa goli do të thotë fitore”.

“Ekipi im iu përgjigj pozitivisht kampionit të Evropës, ishim kompakt dhe nëse shënonim gol do të fitonim, dhe e njëjta vlen edhe për kundërshtarin tonë. Andaj mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë”, ka shtuar portugezi.