Telegrafi

Mourinho: Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi

Pogba dhe Mourinho vazhdojnë të kenë probleme të mëdha mes vete

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka insistuar se asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi, duke iu referuar Paul Pogbas.

55-vjeçari ka folur para udhëtimit të United në stadiumin e Londrës të shtunën për t’u përballur me West Ham United.

Pogba nuk është më zëvendës-kapiten dhe nuk ishte ftuar në humbjen në Kupës Carabao kundër Derby County.

“Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi”.

“Manchester United është më i madh se kushdo dhe unë duhet ta mbroj”.

“Unë gjithmonë i analizoj lojtarët si lojtar. Kur një lojtar është kapiten, unë e analizoj lojtarin nga perspektiva e lojtarit dhe kapitenit, dhe pas javëve të analizimit dhe ndryshimit të opinioneve me stafin, kemi marrë vendimin që Paul është thjesht një lojtar dhe jo një kapiten”.

“Vendimi është marrë. E informova lojtarin dhe lojtarët”.

“Kur u pyet pas ndeshjes të së martës, unë e konfirmova vendimin tim dhe tani po e konfirmoj atë përsëri. Ky është fundi i tregimit”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/