Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, akuzoi lojtarët e Arsenalit për “lojë të papastër” në barazimin e mbrëmshëm 2-2.
Portugezi pohoi për mediat se londinezët kishin ardhur që të merrnin një pikë dhe bënë lojë të mbyllur.
“Në pjesën e fundit të lojës ishte Arsenal që dëshironte barazimin. Ata zvarriteshin duke e ndalur ndeshjen. Këtë e bënin në mënyrë që ndeshja të shkonte drejt fundit dhe të ishim të vdekur”, tha Mourinho.
“Të gjithë lojtarët mbrojtës ishin të vdekur, të gjithë kishin probleme fizike, gjë që natyrisht është normale për shkak të rrethanave”.
“Por, përsëri është gjë pozitive dhe ne luajmë brenda tri ditëve sërish në shtëpi, le të shohim nëse tani mund të fitojmë tre pikë pas tri barazime në Ligën Premier”.
Theksojmë se Djajtë e Kuq do të përballen gjatë fundjavës me skuadrën e trajnerit, Claudio Ranieri, Fulham.
Ndryshe, United zë pozitën e tetë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 23 pikë. /Telegrafi/