Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka folur pas humbjes 2-0 nga Arsenali.
Portugezi e pranoi se Topçinjtë ishin më të mirë dhe se Djajtë e Kuq janë duke menduar për takimin ndaj Celta Vigos në Ligën e Evropës.
“Skuadra ishte e mirë dhe e organizuar, kemi luajtur për të fituar, jemi mbrojtur mirë. Por, sipas mendimit tim Arsenali ishin më të mirë”.
“Jam i dëshpëruar me rezultatin, por jo me paraqitjen. Më pëlqyen paraqitjet individuale dhe grupore”.
“Trofeu i fundit që e kam fituar ishte para tre muajsh dhe nuk brengosem për këtë. Të enjten është ndeshja e sezonit”.
“Më në fund largohem nga ky stadium me fansat e Arsenalit të lumtur, ata e meritojnë. Janë klub i mirë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/