Largimi i hershëm i Jose Mourinhos nga Roma erdhi si surprizë për të gjithë tifozët e futbollit anembanë botës.
60-vjeçari u largua pas një aventure rreth dy vite e gjysmë, pasi i udhëhoqi ata në finalen e Ligës së Evropës në sezonin e tij të fundit.
Sidoqoftë, tani është raportuar se ‘The Special One’ ka mbajtur bisedime private rreth një transferimi në Arabinë Saudite por vetëm me një kusht.
Sipas The Mirror, ish-trajneri i Chelseat ishte gati për t’u bërë pjesë e ekipit të kategorisë së dytë të futbollit saudit Al-Qadsiah, në rast se ata sigurojnë promovimin në elitë këtë sezon.
Më herët të drejtuar nga Robbie Fowler dhe tani nga ish-trajneri i Sevillës, Michel, Qadsiah po kryeson tabelën me 40 pikë pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.
Tani që Mourinho është larguar nga Roma, pati diskutime të mëtejme që tekniku portugez të merrte drejtimin e klubit.
Trajneri spanjoll Michel raportohet se po e mbanë ‘ulësen të nxehtë’ për t’ia lëshuar pastaj vendin Mourinhos sezonin e ardhshëm, në rast se plani i tyre përmbushet.
Hapi i ardhshëm në karrierë i Mourinhos ka hapur diskutime të mëdha pasi edhe Newcastle United dhe Napoli ishin përmendur si destinacione të tij të mundshme./Telegrafi/