Telegrafi

Mourinho: Ardhja e Decos do të ishte mahnitëse

Pas transferimit nga Barcelona, Deco nuk tregoi formë të mirë në Stamford Bridge, ku është i pakënaqur dhe planifikon të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

“Deco më ndihmoi të shpallem kampion i Evropës (me Porton) dhe unë i ndihmova atij të shpallet lojtari evropian i vitit. Nëse do të jetë e mundur që ai të vijë tek Inter dhe të punojmë sërish bashkë, do të ishte gjë e shkëlqyer për të dy”, është cituar Mourinho nga “The Sun”.