Roma do të zbres në fushë për herë të parë në sezonin e ri 2023/24 në Serie A.
Giallorosët do të presin Salernitanën në Olimpico ku synojnë ta nisin mbarë edicionin e ri në elitën e futbollit italian.
Kryeqytetasit janë në kërkim të një sulmuesi pas lëndimit të Tammy Abraham dhe këtë e di Jose Mourinho.
Portugezi i klubit kryeqytetas u shpreh se skuadra e tij për momentin është me vonesë sa i takon sulmuesit që duhet të transferojnë në këtë afat kalimtar ndërsa shtoi se pavarësisht kësaj, ai nuk është nga ata që ankohen.
“E vërteta është se jemi pak me vonesë sa i takon transferimit të një sulmuesi. Megjithatë, shoqëria dhe drejtori Pinto po bëjnë një punë të mirë”.
“Unë i besoj drejtuesve të cilët më kanë garantuar se çështjen e sulmuesit do ta zgjidhën deri në fundin e merkatos. Shpresoj që në dhjetë ditët e ardhshme të kemi diçka konkrete”.
“Edhe sikur të vijë Mbappe në këtë moment, sërish jemi me vonesë, megjithatë unë nuk jam ‘qaraman’. Nuk ka asnjë kuptim të ankohem këtu përpara jush”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/