Telegrafi

Mourinho akuzon mediat italiane

Mourinho të enjten tha për Inter Channel: “Nuk dua të flas për kampionatin. Por, nuk është një garë mes tri ekipeve. Është një luftë mes një ekipi dhe shumë gjërave të tjera…”.

Ky përshkrim për Serien A është keqkuptuar nga mediat italiane të cilat kanë shkruar se Mourinho ka pohuar fillimin e një Calciopoli të ri.

“Kush e ndryshoi deklaratën time..’shumë gjëra të tjera…’? Unë? Jo. A nuk paskam të drejtë të flas me tifozët e Interit, pa u përzier dhe njerëzit të cilët non-stop fusin hundët këtu? …Faleminderit…por nesër ne jemi prapë kështu si jemi. Të lodhur, të lënduar dhe të suspenduar”.

“Falënderoj tifozët e Interit për mbështetjen gjatë gjithë sezonit, janë tifozët më të mirë në botë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/