Telegrafi

Mourinho: Ajaxi nuk duhet të jetë në Ligën e Evropës

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk beson se si një skuadër si Ajaxi është në këtë garë. 

Dy skuadrat do të luajnë të mërkurën në finalen e Ligës së Evropës në stadiumin e Stokholmit.

“Ata janë një skuadër e Ligës së Kampionëve:.

“Nuk jam dakord që një skuadër të luajë brenda një sezoni në dy gara evropiane”

“Mendoj që një skuadër nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e  Kampionëve, ose eliminohet, duhet të shkojë në shtëpi”.

“Liga e Evropës duhet të jetë një garë për skuadra që luanë nga fillimi, sikurse ne”.

“Nuk jam i befasuar që ata kanë arritur finalen, nuk e di pse ju jeni të befasuar me këtë”.

“Mosha e lojtarëve nuk është e rëndësishme, kualitet ka rëndësi. Mendoj që Ajaxi i ka bërë investimet e nevojshme në kohën e nevojshme”.

“Ajax ka vëzhgues të mirë dhe një sistem të mirë të edukimi. Nuk e njoh trajnerin Peter Bosz aq mirë, por kur e shoh Ajaxin se si luan, mendoj që ka bërë punë shumë të mirë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/