Jose Mourinho është deklaruar pas humbjes 2-0 që pësoi Tottenham Hotspuri në shtëpi nga Chelsea.
Trajneri portugez ka thënë se The Blues ishin skuadër më e mirë në pjesën e parë, por në të dytën nuk e pëlqeu veprimin e Antonio Rudigerit që i kushti Heung-min Sonit me karton të kuq.
“Rudiger po i nënshtrohet skanimeve për brinjë të thyera, sepse ishte incident me të vërtetë i dhunshëm”, ka thënë ai pas ndeshjes.
“Në disa shtete, dhe në shtetin tim [Portugali], ne i themi këtyre lojtarë të mençur. Por në këtë shtet, shtet me të cilin jam dashuruar, këtu i thërrasim ndryshe”.
Tutje, ai e pranoi se Chelsea në pjesë të parë ishte më e mirë, por shtoi se golat nuk ishin shenjë e superioritetit.
“Ata ishin superiorë por golat nuk janë ndonjë shenjë e superioritetit. Njëra ishte rivënie e shkurtë nga këndi dhe tjetra ishte penallti. Golat erdhën nga gabimet”.
“Ata ishin më të mirë se ne në pjesë të parë. Luajtën me një sistem me të cilin ishin shumë komod, sistem të cilin e kishin luajtur për dy vite nën drejtimin e Antonio Contes”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/