Telegrafi

Mourinho: Abramovichin nuk e kam shok

Bosi i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, thotë se ai nuk e konsideron pronarin e Chelseat shok.

Mourinho kthehet te Chelsea të dielën për herë të parë që prej se e shkarkoi Abramovich dhjetorin e kaluar.

I pyetur nëse e ka shok manjatin rus, Mourinho u përgjigj me ftohtësi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Chelsea

“Jo, por ne kemi pasur gjithmonë respekt. Ai ishte pronari dhe e kam respektuar për këtë. Unë isha trajneri dhe unë e respektova pozicionin”.

“Ne kurrë nuk ishim shokë të ngushtë. Nëse shkoja në shtëpinë e tij, ishte për arsye profesionale. Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë gjë personale”.

“Ne nuk ishim shokë, megjithatë kam treguar respekt të madh ndaj tij, s’kemi pasur probleme, por nuk isha shumë i afërt me të”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/