Site icon Telegrafi

Moura në drejtim të Monacos

Kylian Mbappe pritet t’i bashkohet gjigantit francez, Paris Saint Germain nga Monaco.

Por në drejtim të Monacos pritet të përfshihet edhe një yll nga Parisi.

Mesfushori brazilian, Lucas Moura duket se ka arritur marrëveshje personale me klubin francez Monaco.

Moura do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me kampionët aktual të Francës.

Pasi ka humbur pozitën e titullarit, braziliani ka pranuar largimin gna kryeqyteti i Francës.

25-vjeçari pritet t’i kushtoj Monacos rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version