Lucas Moura mund të largohet nga kampioni aktual i Francës, Paris Saint Germain.
Pas ardhjes së trajnerit spanjoll Unai Emery, Moura nuk është i kënaqur në PSG.
Moura nuk është preferuar nga Emery, dhe kështu braziliani ka vendosur të largohet nga kryeqyteti francez.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Bundesliga, pasi gjiganti gjerman, Borussia Dortmund po këmbëngul për shërbimet e tij.
24-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2019 me parisienët të cilët i kanë vendosur edhe një çmim për largim.
Besohet se PSG kërkon rreth 40 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet braziliani. /Telegrafi/