Telegrafi

Mountain Lion vetëm online

Distribucioni i SO në memoriet USB, sipas fjalëve që vijnë nga Apple, ishte një “test interesant”, por Mac App Store ishte “në përgjithësi i mirë” për shkarkimin e SO. Opsioni i marrjes së sistemit në USB ka filluar të praktikohet për ata shfrytëzues të cilët nuk kishin mundësi ti qasen depos qendrore të aplikacioneve.

Sipas paralajmërimeve, Apple pritet të lansoj Mountain Lion kah fundi i verës. Sistemi në kompjuterët Mac do të sjell një mori të mundësive nga iOS. Për momentin është në dispozicion versioni developer preview i SO. /Telegrafi/