Mason Mount është i shqetësuar te Chelsea dhe i zhgënjyer me statusin e tij të kontratës, për këtë po mendon edhe largimin nga Stamford Bridge.
Sipas mediumit The Daily Start, Mount është ‘i frustruar’ dhe po ndihet i ‘nënvlerësuar’ te Chelsea për shkak të trajtimit të tij në krahasim me yjet e tjerë të profilit të lartë në klub.
Mesfushori, i cili ka qenë në Stamford Bridge që kur ishte vetëm gjashtë vjeç, beson se ai ende po trajtohet si një lojtar i ekipit të të rinjve në krahasim me yjet e paguar shumë në klub vitet e fundit.
Dhe nëse çështjet e mesfushorit anglez nuk mund të zgjidhen, atëherë në fund ai do të ishte i përgatitur të largohej.
“Mason është një djalosh i mirë dhe është i popullarizuar me ekipin. Por ai nuk ndihet më i vlerësuar”, ka thënë një burim i afërt me lojtarin.
Mason Mount 'prepared to leave' Chelsea in devastating blow to Thomas Tuchelhttps://t.co/ecA7iWWwQR pic.twitter.com/GJfSHHW7eZ
— Express Sport (@DExpress_Sport) November 21, 2021
“Ai ka qenë në Chelsea që kur ishte një djalë i vogël, por pavarësisht se ka kaluar në akademinë, ai nuk ndihet sikur merr të njëjtin trajtim apo njohje si lojtarët e blerë për para të mëdha”, përfundoi burimi i afërt i Mount.
Kontrata e tij aktuale, me vlerë 75 mijë funte në javë, e bën atë një nga fituesit më të vogël te Chelsea, me raportet se një marrëveshje e re do ta shihte atë të dyfishonte pagën e tij javore. /Telegrafi/