Telegrafi

Mount shpjegon arsyen e çuditshme pse u largua nga Chelsea te Man Utd

Mesfushori Mason Mount ka thënë se iu bë e qartë se nuk ishte në planet e Chelseat dhe për atë vendosi të transferohej te Manchester United.

Reprezentuesi anglez, i cili erdhi përmes akademisë së Bluve, duke marrë një sfidë të re pas 18 vitesh me Chelsean, gjatë së cilës ai bëri 195 paraqitje.

Mount luajti në 35 ndeshje sezonin e kaluar, por shënoi vetëm tre gola dhe nuk ishte titullar i rregullt.

Lexo po ashtu “Jam jashtëzakonisht ambicioz, mezi pres të fitoj trofe madhor”, fjalët e para të Mount si lojtar i Man Utd

Ai gjithashtu kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridige, me vendimin e marrë për t’u larguar drejt Old Trafford dhe për të rizbuluar një shkëndijë profesionale.

“Disa muaj më parë, u bë e qartë se unë nuk isha në planet e Chelseat për të ecur përpara. Pasi e kuptova që United ishte i përfshirë, vendimi im u mor”, ka thënë fillimisht Mount për MUTV.

Lexo po ashtu Pse Mason Mountit iu dorëzua fanella me numrin 7 te Manchester United kur u mendua se do t'i dhurohej Alejandro Garnachos

“Një klub i madh, lojtarë të mëdhenj ikonik kanë luajtur këtu, dhe unë doja të isha pjesë e kësaj që në fillim”.

“Ngritja herët dhe gatishmëria për fillimin e para-sezonit ishte gjithashtu një objektiv kryesor i imi”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/