Telegrafi

Mount po krahasohet me Bergkampin pas golit të bukur ndaj Portos

Mason Mount prodhoi një ‘rolling’ apo kthesë të bujshme për të shënuar golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në karrierën e tij.

Chelsea mori një fitore të madhe 0-2 në udhëtim te Porto në ndeshjen e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Golat në këtë fitore të Bluve u shënuan nga Mason Mount (32’) dhe Ben Chilwell (85’).

Lexo po ashtu Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale pas fitores ndaj Portos

Megjithatë, goli i mesfushorit anglez po përfolët shumë pasi Mount shënoi një gol të bukur.

Jorginho ia dha topin yllit të Anglisë, i cili me hijeshi u kthye dhe dribloi lehtë kundërshtarin para se të lëshonte një goditje të mrekullueshme në këndin e poshtëm.

 

Tifozët në mediat sociale nuk mund të ngopeshin nga ky gol, me disa që krahasuan lëvizjen e tij me golin ikonik të Dennis Bergkamp në Ligën Premier kundër Newcastle.

Lexo po ashtu Bergkamp mbush 51 vjet, ta kujtojmë njërin nga veprimet më të mira në histori të futbollit

“Klas i pastër nga Mount. Kthesa dhe përfundimi, ‘alla’ Bergkamp-kundër-Newcastle”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Mason Mount. Kthim i bukur dhe përfundim”, shkroi një tjetër.

“Mason ‘Bergkamp’ Mount”, ishte një koment tjetër në Twitter.

Një përdorues tjetër pyeti: “Është Bergkamp apo Mount”. /Telegrafi/