Telegrafi

Mou: Barca duhet të luajë futboll

Gjatë një konference për media, zëvendës-trajneri i Barcelonës ka kërkuar kujdes nga gjyqtarët në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa strategu portugez thotë se rivali i tij duhet të fokusohet te loja dhe jo të kritikojë punën e arbitrave.

“Preferoj të flas për mësimet që kemi marrë në të kaluarën nga Barcelona. Mësimet për korrektësi, si të jesh në futboll. Jo të flasim për gjyqtarët, jo t’i rrethojmë ata duke u përpjekur që të nxjerrin kartonë për kundërshtarët”.

“Dhe kuptohet, duke dhënë mësime si të luash futboll, ata e bëjnë këtë shumë mirë. Do të ishte një këshillë shumë e mirë, nëse ata me përulësi e ndjekin atë rrugë”, ka deklaruar me sarkazëm Mourinho. /Telegrafi/