Thiago Motta duket se është gati dhe të kthehet në Genoa pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain të skadojë.
Reprezentuesi italian mbush 35 vjet muajin e ardhshëm dhe tani është një agjent i lirë, por nuk ka ndërmend të varë këpucët e tij.
Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.it, mesfushori po konsideron një rikthim në Serie A, në stadiumin Marassi.
Ai tashmë e rifilloi karrierën e tij një herë me ekipin Grifone, duke arritur si transferim i lirë në vitin 2008 dhe brenda një viti duke fituar një transferim prej 10.2 milionë eurosh në Inter.
Thiago Motta ishte në skuadrën e Nerazzurrëve që fituan tripletën dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit në janar të vitit 2012 për 11.5 milionë euro. /Telegrafi/